Të moshuarës iu grabitën 13 milionë lekë, reagon policia: Jemi në kërkim të fallxhores

10 months ago 50

Policia e Fierit reagoi pasi një grua në karrocë denoncoi në mediat grabitjen e një shume të madhe parash në banesën e saj prej 13 milionë lekësh të vjetra. Nëpërmjet në reagimi thuhet se një 60-vjeçar ka denoncuar faktin se një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin.

“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasi A. I., 60 vjeç, banues në fshatin Zhamë, se në banesën e tyre, një shtetase ka mashtruar bashkëshorten e tij dhe i marrë një shumë parash, me pretendimin se do t’i parashikonte fatin. Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e kësaj shtetaseje. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article