“Të njëjtat probleme dhe pa zgjidhje” – Bota e futbollit mbështet Maignan pas abuzimeve raciste

9 months ago 22

Figura të rëndësishme të futbollit siç janë Kylian Mbappe dhe kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Mike Maignan, pasi portieri i Milanit u abuzua në baza racore nga disa tifozë të Udineses.

Maignan së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve u larguan nga fusha në pjesën e parë, pasi disa tifozë mbrapa portës së Milanit po abuzonin në baza racore me francezin.

Milani në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2 falë një goli në minutat e fundit të Noah Okafor, mirëpo fokusi i diskutimeve ishte pikërisht te racizmi nëpër stadiumet e Serie A, pasi që ky nuk ishte rasti i parë i as i fundit që ndodh një incident i tillë.

“Ju jeni më shumë se sa vetëm Mike Maignan. Ne jemi me ty Mike. Ende të njëjtat probleme dhe pa zgjidhje. Mjaft është mjaft! Jo racizmit”, shkroi Mbappe në platformën X (ish-Twitter).

Tu es très loin d’être seul Mike Maignan.
On est tous avec toi.
Toujours les mêmes problèmes et toujours AUCUNE solution.
Trop c’est trop !!!!!!!!!!!!

NON AU RACISME. ⛔️✊🏽 pic.twitter.com/uqlCLMr00x

— Kylian Mbappé (@KMbappe) January 20, 2024

Infantino postoi një lajmërim në Instagram, duke u munduar të jap një zgjidhje për problemin.

Yacine Adli tregoi mbështetjen e tij në Instagram: “Kushdo që godet njërin prej nesh, na godet të gjithëve. Jemi me ty vëllau im”./Telegrafi/

Avec toi Mike! #Respect https://t.co/Bh5Wa4dTbl

— Thibaut Courtois (@thibautcourtois) January 21, 2024

Read Entire Article