“Të shfuqizohet marrëveshja”, të rinj nga Lezha kundër ngritjes së kampit të refugjatëve në Shëngjin, protestë te Gjykata Kushtetuese

9 months ago 17

Disa të rinj po protestojnë sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa po diskutohet marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Bëhet fjalë për disa të rinj nga Lezha, të cilët janë shprehur kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Meloni.

Ata kërkuan njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm. Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article