18:40 28/09/2023
Disa njerëz kanë mbetur të vrarë pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një qendër mjekësore dhe në një banesë në Roterdam. Autori i dyshuar për ngjarjen është një 32-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia.
Nuk është akoma i qartë bilanci i viktimave dhe të plagosurve. Policia ka deklaruar se shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmit dhe se familjarët e viktimave janë duke u informuar.
Shërbimet policore shtuan se nuk kanë të dhëna për një sukmues të dytë, përveç 32-vjeçarit të arrestuar.
Detaje të tjera pritet në vijim.
/lajmi në përditësim
Të ngjashme