Të tjera telashe për Nadal

9 months ago 33
18:23 06/01/2024

Tenisti spanjoll ka një tjetër shqetësim fizik që e vë në dyshim pjesëmarrjen në “Australian Open”

Rafael Nadal nuk është i sigurt nëse do të luajë në turneun e ardhshëm të Australian Open, pas humbjes së tij ndaj Jordan Thompson në çerekfinalen e Brisbane International, ku ai u dëmtua.

Tenisti spanjoll ishte rikthyer në fushë pas pothuajse një periudhe 1-vjeçare, ku ai punoi për t’u rekuperuar për shkak të një dëmtimi në kofshë. Dhe sërish, Nadal ndjen shqetësim në të njejtin vend e kjo e shqetëson.

37-vjeçari, fitues i 22 Grand Slam-it, nuk ka konkuruar në asnjë turne dhe vendosi të merrte pjesë në Brisbane International për te testuar veten para Australian Open që nis më 14 Janar.

“Shpresoj të kem mundësinë të stërvitem këtë javë dhe të luaj në Melburn. Por sinqerisht, nuk jam 100% i sigurt për asgjë tani. Më duhet t’i pranoj të gjitha këto lloj gjerash. Pas një viti, është normale që këto të ndodhin. Dhe gjërat janë të vështira pas një kohe kaq të gjatë. Për më tepër, që edhe kundërshtari luajti mirë.”

Nadal u mposht nga Thompson 5-7 7-6 6-3. Spanjolli ka fituar dy herë Australian Open në 2009 dhe 2022 dhe shpreat e tij për këtë vit janë të marrë pjesë, por nuke shikon veten si kandidat për të fituar Grand Slamin.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article