Tedi Blushi: Balluku-Kumbaro raprezalje ndaj bizneseve turistike, të ndalen gjobat e paligjshme dhe arbitrare 30 milion lekë

3 months ago 13

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një deklarate për shtyp nga selia tha se PL dënon raprezaljen e Qeverisë, ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë që zhvillojnë aktivitet në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve, që në kulmin e sezonit turistik po gjobiten arbitrarisht nga Task-Forca e dyshes Balluku-Kumbaro.

Sipas tij është detyrimi me forcë i bizneseve turistike që kanë kontratë të rregullt me Ujësjellës-Kanalizime për ujrat e ndotura, për të blerë impante për përpunimin e tyre, që kushtojnë nga 20 deri në 100 mijë euro, në të kundër u rrezikohet heqja e licencës, nuk është gjë tjetër veçse paligjshmëri.

Blushi tha se është kriminale vendosja e gjobave ndaj bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë, për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh.

Deklarat e plotë e Blushit:

”Partia e Lirisë dënon me forcë raprezaljen e Qeverisë, ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë që zhvillojnë aktivitet në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve, që në kulmin e sezonit turistik po gjobiten arbitrarisht nga Task-Forca e dyshes Balluku-Kumbaro.

Detyrimi me forcë i bizneseve turistike që kanë kontratë të rregullt me Ujësjellës-Kanalizime për ujrat e ndotura, për të blerë impante për përpunimin e tyre, që kushtojnë nga 20 deri në 100 mijë euro, në të kundër u rrezikohet heqja e licencës, nuk është gjë tjetër veçse paligjshmëri.

Është kriminale vendosja e gjobave ndaj bizneseve nga 15 milion në 30 milion lekë, për të cilat vetëm në gjykatë mund të ankohesh.

Gjobat ndaj bizneseve turistike që kanë kontrata të rregullta me shtetin janë zhvatje me licencë qeveritare ndaj duhet të ndalen urgjentisht.

Partia e Lirisë solidarizohet me të gjithë sipërmarrësit e ndershëm në fushën e hotelerisë në bregdet dhe i bashkohet thirrjes së shoqatave të turizmit për t’i dhënë fund raprezaljes ndaj tyre.

I bëjmë thirrje dyshes së babëzitur Balluku-Kumbaro të ndryshojë udhëzimin që favorizon shitësit e impianteve të ujrave të zeza dhe që nuk synon aspak mbrojtjen e mjedisit.

Task-Forca gjobëvënëse duhet të ndalë urgjentisht shantazhet, kërcënimet dhe zhvatjet ndaj bizneseve në fushën e hotelerisë në bregdet.

Partia e Lirisë i fton të gjitha biznesetqë ushtrojnë aktivitetin e tyre në bregdet, buzë liqeneve apo lumenjve të reagojnë fuqimisht ndaj gjobëvënies arbitrare të Qeverisë”, tha Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article