Telenovela verore merr fund! Brozovic firmos te Al Nass për 3 vite

1 year ago 70
Reklamë
22:20 03/07/2023

Pas shumë ditësh thashethemesh, Al Nassr bën goditjen e radhës në merkato. Skuadra saudite ka konfirmuar blerjen e Marcelo Brozovic nga Interi.

Telenovela e gjatë e kësaj merkato mori fund pas shumë orësh punë intensive me mesfushorin kroat që tashmë bashkohet me Cristiano Ronaldon në elitën e futbollit arab. Brozovic largohet nga Milano dhe firmos në Arabi, ku do të fitojë rreth 100 milionë euro në tre vjet. 

Në arkat e klubit italian kanë përfunduar 18 milionë euro, teksa lojtari ka kaluar testet mjekësore në Paris. Kështu, etapa e Epic Brozo me ngjyrat zikaltër ka përfunduar pas 8 sezonesh e gjysmë. I ardhur në janar 2015 nga Dinamo e Zagrebit, mesfushori largohet me 330 paraqitje të tij, ku arriti të shënojë 31 gola dhe fitoi 5 trofe, një kampionat, dy Kupa Italie dhe dy Superkupa të vendit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article