Tempulli 2/ Gjykata e Elbasanit lë në burg 23 të arrestuar, një prej tyre në arrest shtëpiak

8 months ago 3

Prokuroria e Elbasanit i kishte kërkuar Gjykatës të caktojë masën “Arrest me burg” për 24 të ndaluarit gjatë operacionit ” Tempulli 2″ zhvilluar në Elbasan.

Seanca ka nisur këtë të enjte në orën 11:00 dhe gjatë saj u vlerësua masa e arrestit si edhe u caktua masa e sigurisë për 24 personat e ndaluar këtë javë gjatë Operacionit “Tempulli 2”.

Në Qarkun e Elbasanit gjatë operacionit “Tempulli 2” u arrestuan 24 persona nga të cilët 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 ne kushtet e flagrancës. Ky operacion u shoqërua me një “përplasje” mes Institucionit te paraburgimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan pasi refuzoi të izoloheshin aty të ndaluarit sepse mungonte vendimi i arrestit nga Gjykata, ndërsa duhet të qëndronin ne Bllokun e Sigurisë në Polici.

Mes të arrestuarve gjatë këtij opreacioni u ndaluan biznesmenë,një anëtar i këshillit bashkiak të Elbasanit përfaqësues i “Partisë së Lirisë” etj.

Ndërkohë u sekuestruan 560 kg kanabis ,7,5 kg kokaine, heroine,10 armë zjarri,16 armë gjahu, 3 armë sportive,9 armë të ftohta,municion luftarak, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 makina ,11 peshore elektronike dhe një sasi e madhe parash.

Nga 19 të ndaluar gjatë operacionit “Tempulli 2” 23 u lanë nga gjykata në arrest me burg dhe në arrest shtëpie u la shtetasi Agim Lleshanaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article