Ten Hag kërkon fitore ndaj Fulham

11 months ago 17
22:56 03/11/2023

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag, beson se skuadra e tij nuk do të zhgënjejë në përballjen në transfertë kundër Fuham në Premier League. Holandezi ka marrë kritika në këtë sezon, me ekipin që ka humbur tetë takime pas 15 sfidave të luajtura në të gjitha kompeticionet.

“Djajtë e kuq” kanë bërë nisjen më të keqe që nga viti 1962. Ndeshja e radhës në “Craven Cottage” është e rëndësishme, pasi një tjetër humbje mund t’i kushtojë stolin 53-vjeçarit. Por holandezi tha në konferencë për shtyp se lojtarët synim kanë që të fitojnë pas humbjeve ndaj Sitit dhe Njukestëllit.

“Ata ndihen pozitivë dhe duan t’i rregullojnë gjërat. Ne i dimë standardet këtu! Patëm dy ndalesa të mëdha! Por jemi të gjithë të aftë që t’i rregullojmë gjërat. Kam besim te lojtarët e mi. E kemi parë vitin e kaluar se mund të bëjnë shumë më mirë”.

“Djajtë e kuq” që gjenden në vend të tetë, kanë humbur gjysmën e ndeshjeve të Premier League dhe pesë nga 10 sfidat e para në “Old Trafford” në të gjitha kompeticionet.

Ten Hag ka shpenzuar mbi 400 milionë euro për përforcime që kur mori drejtimin e skuadrës në verën e 2022-it.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article