Kuvendi nisi me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.
Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.
Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin dhe e ka goditur.
Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.
Ish-kryeministri Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook, kur seanca e parlamentit u mbyll.
Berisha: Ky është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi.
Bardhi: Prej javësh e keni futur kuvendin e Shqipërisë në ngërç. Do të të marr leje ty? Veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj dhe me vendime antikushtetuese. Kurrë në historinë e këtij parlamenti nuk ka ndodhur të votohet pa i dhënë të drejtën për të folur opozitës, kurrë në histori nuk ka ndodhur pa dhënë asnjë shpjegim pa bërë asnjë përpjekje, kurrë në histori.
Nikolla: Nuk është procedurë, zoti duke fjala për ju.
Kryemadhi: Ta mbarojë zoti Bardhi.
Top Channel