Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku pritej të shqyrtohej kërkesa e grupit parlamentar socialist për përjashtimin e 24 deputetëve të opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.
Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.
“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra. Pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur dhe mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.
Ndërkohë deputeti Saimir Korreshi bënte përshendetjen me grusht në ballë, simbol të komunistëve. Për shkak të këtyre tensioneve, kryetarja e komisariatit të etikës, Klotilda Bushak ndërpreu mbledhjen.
Pjesë nga përplasja:
Noka: Nxirri jashtë (për gardën)
Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.
Bushka: Me mikrofonin ç’pate?
Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.
Bushka ndërpret mbledhjen
Noka: Ik qërohu!