Tensionet dhe revolta në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë

1 month ago 35

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati.

Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Çfarë ndodhi në seancën e 30 shtatorit?

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

Read Entire Article