Tensionet në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore për deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti

8 months ago 22
14:00 16/02/2024

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetet demokrate, Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Kërkesa ka ardhur pas tensioneve të krijuara nga opozita në seancën plenare ditën e djeshme, ku për pasojë, projektligjet u votuan me procedurë të përshpejtuar, mes tyre edhe ai për bastet online.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet në orën 15:00 të ditës së sotme për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article