“Tentuan t’ia faturonin opozitës ligjin për amnistinë”, Bardhi për marrëveshjen me emigrantët: Cënon Kushtetutën!

8 months ago 4

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës.

Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja me emigrantët.

“Dua vetëm djathtas (E nisi fjalimin me një batutë). E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article