Një tërmet me magnitudë prej 4.7 Ballë ka goditur Bosnjë dhe Hercegovinën, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundjet u regjistruan 62 kilometra në veri-perëndim të Sarajevës dhe 13 kilometra në veri të Zenica-s, transmeton Telegrafi.
Sipas EMSC-s, tërmeti kishte një thellësi prej 9 kilometrave, megjithatë detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
#Earthquake (#zemljotres) possibly felt 16 sec ago in #Bosnia&Herzegovina. Felt it? Tell us via:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t
⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/NiBF1ij7vH
— EMSC (@LastQuake) December 30, 2023
Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar ose për dëme të mundshme materiale. /Telegrafi/