Ramush Haradinaj ka thënse se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia, gjatë kohës që ka qenë i burgosur në territorin e tyre.
“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.
Haradinaj deklaroi se Kurti zbaton agjendën ruse, që bie ndesh me interesat e Kosovës.
“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj.
E për këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.
Ai thotë se këto deklarata të Haradinajt janë të pasakta dhe nuk i bëjnë nder atij asapak.
Gjithashtu Gashi e përmendi rastin kur në protesta të kaluara Haradinaj dhe Kurti kanë qenë krah njëri-tjetrit.
“Ai ndoshta mund të ketë edhe informata të tjera, mirëpo unë besoj që nuk i bënë nder Haradinajt aspak këto deklarata që po bënë, kur dihet që janë të pasakta. Unë kam qenë në shumë protesta kundër demarkacionit dhe vendimeve tjera që kanë qenë të papranueshëm për Kosovën, e që në ato protesta ka qenë Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. Atëhere shtrohet pyetja si mundet që Haradinaj me qenë në protest bashkë me Kurtin dhe të jenë ballë protestave, e tash vetëm pse Kurti është në pushtet po mundohet ta njollosë me deklarata të tilla”, u shpreh ai.
Në fund, ai shton që vetëm se Kurti është në pushtet Haradianj po bënë deklarata të tilla.
“E përsërisë që këto deklarata nuk janë në të mirë të Haradinajt, pasi i njejti ka qenë krah Kurtit në shumë ngjarje e tash që nuk sheh interes krah tij të deklaroj kështu është e papranushme dhe e pasaktë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.