Theu arrestin në shtëpi, 27-vjeçari nga Ksamili kapet duke vjedhur një automjet në Gjirokastër

10 months ago 5

Balkanweb app Get it on Google Play

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi kishte thyer arrestin shtëpiak. Pas informacioneve, i riu u zbulua në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në tentativë për të vjedhur një automjeti.

Njoftimi:

Ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, 27-vjeçari kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet.

27-vjeçarit i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Sekuestrohet automjeti.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti, një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e vjedhjes dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në flagrancë duke vjedhur automjetin, shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Ksamil.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article