Thomas Tuchel në ‘luftë’ me një nga legjendat më të mëdha të Bayernit: Ma lëndoi nderin tim si trajner

5 months ago 4

Koha e trajnerit Thomas Tuchel në pankinën e Bayernit po i vjen fundi, pasi ai do të largohet nga bavarezët në fund të sezonit dhe tashmë ka hyrë në ‘luftë’ me presidentin e nderit të klubit.

Natyrisht bëhet fjalë për legjendarin Uli Hoeness, të cilin Tuchel e ka inatosur fort për deklaratën e fundit.

Hoeness ka thënë se shkon mirë me Tuchelin, por trajneri gjerman nuk po i përmirëson lojtarët e rinj të Bayernit si Musiala, Davies apo Pavlovic.

“Unë shkoj mirë me të, megjithëse ai ka një mënyrë tjetër të të menduarit për disa gjëra. Tuchel nuk beson se mund të përmirësojë Davies, Pavlovic ose Musiala”.

“Nëse nuk funksionon, ai mendon se është më mirë të blesh lojtarë sesa të përmirësohet. Stafi ekzistues mendoj se duhet të punoj shumë me ta dhe t’u japësh besim për t’u bërë më të mirë”, tha Hoeness, duke sfiduar kështu aftësinë e Tuchel për të zhvilluar një futbollist.

Nuk vonoi shumë dhe një përgjigje nga Tuchel, i cili tha se Hoeness i kishte lënduar nderin e trajnerit me një deklaratë të tillë.

“Ajo që thotë Hoeness nuk ka kuptim. Deklaratat e tij janë shumë larg realitetit, as nuk di si t’i përgjigjem”.

“Ai më lëndoi nderin tim si trajner. Nëse ne kemi treguar diçka në 15 vitet e fundit, është se lojtarët vendas gjithmonë kanë një vend me ne nëse luajnë mirë”, tha Tuchel.

Nën drejtimin e Tuchel, dominimi i pabesueshëm i Bayernit në Bundesliga me 11 tituj radhazi mori fund, pasi këtë sezon Bayer Leverkusen është shpallur kampion i Gjermanisë.

Bayerni ka rënë edhe nga Kupa e Gjermanisë, derisa do të mundohet ta shpëtoj sezonin në Ligën e Kampionëve, ku në gjysmëfinale përballet me Real Madridin. /Telegrafi/ 

Read Entire Article