“Thumanë-Kashar, rruga e diskriminimit dhe ndëshkimit”, Berisha: LubiBalluku takson 510 mijë banorë të veriut për të hyrë në Tiranë

2 months ago 11

Në një deklaratë të fortë, Sali Berisha zëvendëskryeministren Belinda Balluku, të cilën ai e quajti “lubiBalluku,” për taksimin e 510 mijë banorëve të veriut që hyjnë në Tiranë përmes rrugës Thumanë-Kashar.

Berisha e përshkroi këtë segment si një “rrugë ndëshkuese” që dëmton tregtinë dhe diskriminon qytetarët, veçanërisht ata nga zonat më të varfra të Shqipërisë, duke e konsideruar atë një akt poshtërimi ndaj tyre.

Deklarata e Berishës:

Në Shqipëri u ndërtuan para vitit 2013, mbi 11 mijë kilometra rrugë. Por ato në asnjë rast, në asnjë vend nga Kakavija në Han të Hotit, nga Vlora në Morin, nuk u shndërruan në ndëshkim për qytetarët, përkundrazi u shndërruan vetëm e vetëm në mirësi për ata, në mundësi për ata.
Një nga funksionet më themelore në të gjitha kohërat, nga lashtësia gjer sot të një rruge, ka qenë funksioni i tregut.
Aty ku kalonte rruga, aty gëlonte, aty lulëzonte tregu, tregtia, prodhimi.
20 kilometrat rrugë të Kashar-Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentimit në vend që të ishte rruga e lulzimit, e falimentimit të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskriminimit, poshtërimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.
Është rruga e diskriminimit, është rruga e poshtërimit, për aq sa është dhe sa ç’ka qenë në çdo kohë, diskriminimi, poshtërim. Është rruga e poshtërimit të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.
Është rruga me të cilën Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të Veriut, me lubiBallukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut.
Taksojnë banorët më të varfër të Shqipërisë, taksojnë banorët më të diskriminuar të Shqipërisë. Bëjnë kështu një akt poshtërimi për çdo banor, sepse diskriminimi është poshtërim, poshtërim dhe vetëm poshtërim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article