Tifozët e Galatasaray përgatitën një koreografi të pabesueshme para ndeshjes, nuk mungonin mesazhet për Palestinën

10 months ago 16

Tifozët e Galatasaray kanë përgatitur një koreografi të pabesueshme në duelin e xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.

Koreografia e tifozëve turq shtrihet në të gjitha tribunat e stadiumit “Rams Park” në Stamboll.

Zhvillimi i ndeshjes ka qenë në dyshim gjatë gjithë ditës për shkak të reshjeve të dendura në Turqi, por pas inspektimit të zyrtarëve të UEFA-së u dha leja që ndeshja të luhet.

Megjithatë, shiu i dendur nuk i prishi planet tifozëve të klubit turk, të cilët bënë një koreografi mbresëlënëse në të gjitha tribunat e stadiumit.

Nah this looks cold pic.twitter.com/Z4M6GngenB

— WolfRMFC (@WolfRMFC) November 29, 2023

“Mirë se erdhe në ferr”, thuhej në mesazhin e tifozëve të Galatasaray në drejtim të mysafirëve.

Në të njëjtën kohë, tifozët turq nuk kanë harruar të mbështesin palestinezët, ndaj kanë varur një pankartë të madhe me mesazhin: “Raca njerëzore po vdes në Gaza”.

A powerful message from the Galatasaray fans tonight 🇹🇷

“Humanity is dying in Gaza” pic.twitter.com/mqO1fIRkAG

— PATRON 🇵🇸 (@UTDPatron) November 29, 2023

45 minutësh i parë i këtij ballafaqimi u mbyll me rezultat 2-1 në favor të Manchester United, teksa pjesa e dytë na garanton spektakël./Telegrafi/

Read Entire Article