Tifozët prenotojnë “Giuseppe Meazza”, mbi 40 mijë abonime për sfidat e Interit

1 year ago 31
Reklamë
16:14 05/07/2023

Duke rishikuar pamjet e sezonit të kaluar, sytë e tifozëve të Interit ende shkëlqejnë. Në veçanti për ata që kanë shijuar të gjitha ndeshjet në shtëpi direkt nga stolat e stadiumit ‘Giuseppe Meazza’: gara deri në finalen e Champions League, rruga fituese në Kupën e Italisë dhe ulje-ngritjet në kampionatin e Serisë A. Gjuetia për yllin e dytë në fanellë do të fillojë nga sfidat e shtëpisë, me tifozët që tani e kanë bërë hapin e parë.

Mbështetësit e Interit dëshmuan se janë më besnikë dhe entuziastë për të parë në fushë skuadrën e Simone Inzaghit. Mbi 40 mijë abonime sezonale janë shitur tashmë, duke sjellë të ardhura të tjera në arkat e klubit zikaltër. Fakt që konfirmon se Inter është sërish dashuria e madhe e tifozëve, të cilët panë një sezon fantastik deri në ditën e fundit. Inter në sezonin e shkuar fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e vendit, ndërsa shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve, të humbur 1-0 përballë Manchester City-t.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article