Një aksident është regjistruar në një një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Si pasojë është lënduar një minator.
Minatori 36-vjeçar mësohet se po punonte në galeri kromi të zonës D, në momentin e aksidentit.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës dhe me pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e Krishtlindjes, teksa është festë zyrtare dhe ligji parashikon që kushdo që punon në sektorin publik apo privat, duhet të jetë pushim./vizionplus.tv/