Tjetër bujë nga Arabia Saudite/ Një klub arab do të luajë miqësore luksi me fituesin e superkupës italiane

10 months ago 6
18:34 21/11/2023

Për herë të parë finalja e Superkupës së Italisë do të zhvillohet në një final-four. Katër skuadrat më të mira të sezonit të shkuar, konkretisht, ato që dueluan për titullin kampion të Serie A, Lazio dhe Napoli, si dhe ato në finalen e Kupës, Inter e Fiorentina do të jenë pjesë e turneun që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Por kjo nuk është risia e vetme. Organizatorët saudit kanë projektuar një miqësore luksi për një prej skuadrave të kampionatit të tyre me fituesin e trofeut.

Klubet pranuan në parim. Fiorentina nuk mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së futbollit italian, ndërsa Napoli abstenoi sepse presidenti Aurelio De Laurentiis donte më shumë para nga kjo marrëveshje. Shifrat nuk bëhen të ditura, gjithsesi, gjasat janë që ky 90 minutësh të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm.

Kundërshtimi i dy skuadrave që do të marrin pjesë në Final Four e Superkupës nuk pritet të ketë pengesa, me Arabët që janë gati të bëjnë gjithçka për të matur forcat me kampionin absolut të futbollit italian.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article