Toni Kroos rikthehet në kombëtare

6 months ago 17
Reklamë
23:39 22/02/2024

Mesfushori 34-vjeçar i gatshëm për miqësoren ndaj Francës dhe në Euro 2024 

Tek Real Madrid nuk po i ofrojnë rinovimin e kontratës, ndërsa në Kombëtare e duan për një turne madhor. Toni Kroos i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Julian Nagelsmann për t’iu bashkuar Gjermanisë në Euro2024. Mesfushori ka vendosur të rikthehet në kombëtare pas pensionimit prej saj në vitin 2021, ku lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja nga humbja ndaj Anglisë në Euro2020.

Kroos i cili ka bërë 106 ndeshje me kombëtaren e Pancerave u largua nga ekipi kombëtar, duke përmendur dëshirën për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij dhe me shpresën se kjo do të zgjaste karrierën e tij në klub. Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës në vitin 2014 ka pranuar se do të jetë në turneun që mbahet në vendlindjen e tij nga 14 qershori deri më 14 korrik të kësaj vere.

Por, 34-vjeçari do të jetë i gatshëm për kombëtaren gjermane edhe në miqësoret e muajit të ardhshëm ndaj Francës. Me kombëtaren e Gjermanisë, mesfushori ka shënuar 17 gola, teksa pritet të jetë një element i rëndësishëm për trajnerin Nagelsmann në kampionatin Europian.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article