Top 10 futbollistët me pasimet më të sakta në Albi Mall Superligë deri më tani në këtë sezon

8 months ago 4

Sezoni pranveror ka nisur në Albi Mall Superligën e Kosovës, por Qëndrim Zyba vazhdon të mbetet në krye të listës së futbollistëve me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta për ndeshje.

Mesfushori suharekas është transferuar te Legia Varashavë, megjithatë sa ishte pjesë e Ballkanit ishte fantastik.

SofaScore ka publikuar edhe listën e futbollistëve me pasimet më ta sakta në ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

23-vjeçari mbetet futbollisti me përqindjen më të lartë të pasimeve të sakta këtë edicion prej 61.0 për qind.

Në vendin e dytë është një tjetër futbollist i Ballkanit dhe ai është qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova me 57,3 për qind të pasimeve të sakta për ndeshje.

Edhe pozita e tretë i takon një futbollisti të kampionit në fuqi. Qendërmbrojtësi i talentuar, Gentrit Halili ka 55,9 për qind të pasimeve të sakta duke u bë shumë i rëndësishëm te skuadra e Ilir Dajës në vitin e tij të parë.

Pozita e katërt i takon Rron Brojës, me kapitenin e Dritës që ka 54,3 për qind të pasimeve të sakta.

Ndërkohë ish-qendërmbrojtësi i Dritës, Hajdin Salihu mbetet në pozitën e pestë me 50,2 për qind të pasimeve të sakta për ndeshje.

Top 10-shja mbyllet me lojtarët si Bajram Jashanica (Ballkani), Granit Jashari (Llapi), Muhamed Useini (Prishtina), Leonat Vitija (Drita) dhe Leotrim Bekteshi (Llapi). /Telegrafi/

Read Entire Article