Qytetarët kanë mundësinë të japin mendimin e tyre për punën e ministrave të kabinetit qeverisës.
Në sondazhin në faqen e ëebit të Top Channel qytetarët mund të vlerësojnë se cila nga punët e ministrave ka qenë më frytdhënëse.
Rezultatet do të bëhen publike sot në emisionin Top Story në Top Channel nën drejtimin e Grida Dumës, ku tema e emisionit do të jetë “Si po qeveris Rama”.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama zgjodhi Shëngjinin për zhvillimin e një mbledhjeve informale dy ditore të qeverisë, ku synimi parësor i kësaj mbledhjeje ka qenë analizimi i realizimit të detyrave të lëna nga mbledhja e ngjashme zhvilluar vitin e shkuar në Tepelenë, përfshi fushat prioritare të qeverisjes për vitin që sapo ka nisur.
Për të votuar në sondazhin e Top Channel klikoni në linkun.https: //top-channel.tv/sondazh/
Top Channel