“Topi i artë”, nis era e re/ Messi e Ronaldo dorëzojne stafetën tek “yjet” e rinj. “France Football” e FIFA zbulojnë listën me 30 finalistët

2 weeks ago 38
Reklamë

Për gati 15 vjet dominuan skenën e futbollit botëror dhe atë të ceremonive të “Topit të Artë”. Por tani ka nisur një erë e re me Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, që kanë hapur krahun për yjet e tjerë të së tashmes dhe të ardhmes.

Si sulmuesi argjentinas, ashtu edhe ai portugez janë jashtë listës së shkurtër të kandidatëve për të fituar “Topin e Artë 2024”. Nëse dikur ishte më e lehtë të parashikohej fituesi, pasi trofeu ndahej përgjithësisht mes tyre, tani zgjedhja është shumë e vështirë. Në listën e “France Football” dhe FIFA, favoritët janë të shumtë, megjithëse sipas mediave ndërkombëtare pesë prej tyre kanë kuota më të larta në këtë garë.

Fitues i “Euro 2024” me Spanjën, i titullit kampion në Angli, Botërorit për Klube dhe Superkupës së Europës, autor i 12 golave dhe 5 asistimeve, Rodri shihet mes pretendentëve kryesorë.

Por sfida e mesfushorit spanjoll pritet të jetë e fortë me disa prej golashënuesëve dhe fitusëve të tjerë. Vinicus Junior dhe Jude Bellingham fituan thuajse gjithçka me Real Madrid, Champions, La Liga e Superkupën e Spanjës. Braziliani shënoi 26 gola e 12 asist, ndërsa anglezi ndihmoi madrilenët me 27 gola dhe 17 asist të tjerë. Shifra mbreslënëse që nuk mund t’I lenë ata jashtë listës së ngushtë të pretendentëve të “Topit të Artë”.

I njëjti diskutim vlen edhe për Erling Haland e Lautaro Martinez. Për sulmuesin norvegjez 45 gola e 6 asist për titullin në Premier League, Botërorin e Klubeve e Superkupën e Europës me Manchester City. Nga ana tjetër, Lautaro Martinez shënoi 35 gola dhe 8 asist për titullin kampion e Superkupën e Italisë me Inter si dhe Kupën e Amerikës me kombëtaren e Argjentinës.
Lista e zgjeruar me 30 finalistët e fundit për “Topin e Artë” plotësohet me emra të tjerë të mëdhenj të futbollit, si Kylian Mbappe, Harry Kane, Lamine Yamal apo Phil Foden.

Gjithçka do të zbulohet më 28 tetor në ceremoninë që do të zhvillohet në Paris, ndërsa edhe një herë do të votojnë trajnerët e kapitenët e kombëtareve si dhe 100 gazetarë sportivë nga e gjithë bota, të akredituar nga “France Football”.

Read Entire Article