Tornado godet SHBA-në, një fëmijë dy-vjeçar i vrarë dhe të tjerë të plagosur

3 months ago 8
Reklamë

Një fëmijë është vrarë dhe nëna e tij është plagosur nga një tornado që ka goditur periferinë e Detroitit të SHBA-së, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur nga një tjetër tornado në Maryland që shembi objekte dhe bllokoi njerëzit brenda tyre.

Zyrtarët thanë se tornado ishte pa paralajmërim dhe ndodhi aq shpejt sa nuk kishte asnjë njoftim paraprak nga Shërbimi Kombëtar i Motit ose të tjerë.

Bëhet e ditur se stuhia shkuli një pemë masive që ra në shtëpinë e një familjeje dhe nga çatia kaloi në dhomën e gjumit të gruas dhe djaloshit të saj dy-vjeçar.

Vogëlushi u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa nëna e tij është transportuar për në spital dhe ndodhet në gjendje kritike, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, vëllau dy-javësh i vogëlushit i cili gjatë stuhisë ndodhej në tjetër dhomë nuk është plagosur, por është dërguar në spital.

Shërbimi i Motit në Detroit ka konfirmuar se një tornado EF1 me shpejtësi maksimale prej 153 km/h ka lëvizur nëpër Livonia.

Agjencia tha se stuhia ka përshkuar një shteg prej 8 kilometrave, ku ka dëmtuar shtëpi dhe ka shkulur pemë.

Ndryshe, kjo pranverë ka qenë “e zymtë” për SHBA-në, ku si shkak i motit të ashpër kanë vdekur shumë njerëz.

Siç raportohet, paralajmërime për tornado janë lëshuar tani në disa pjesë të shteteve tjera, si Ohajo, New Jersey dhe Delaware. /Telegrafi/

Read Entire Article