Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një 27-vjeçare është vrarë me thikë nga një shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçarja Vanesa Ballan është sulmuar me thikë ndërsa po hynte në banesën e saj në provincën e Trevisos.
Në trupin e viktimës janë konstatuar shtatë plagë thike në pjesë të ndryshme të trupit.
Viktima ishte në muajin e tretë të shtatzanisë, në pritje të fëmijës së dytë, Ndërsa fëmijën e parë e kishte në moshën 4-vjeçare.
Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me Nicola Scapinello, si ajo me origjinë nga Castelfranco Veneto. Çifti ishte zhvendosur në Riese disa vite më parë, ku Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket.
Në momentin e sulmit brutal, bashkëshorti i Vanessa-s ishte në punë dhe djali i saj 4-vjeçar në kopsht.
Policia ka nisur kërkimin për gjetjen dhe kapjen e 41-vjeçari shqiptar nga Kosova Bujar Fandaj, i cili banon në qytetin e afërt Altivole.
Viktima paraprakisht e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për ndjekje, thanë burimet.
/Vizionplus.tv/