Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të tretrupave të tjerë, nga tragjedia me katër viktima në liqenin e Hidrocentralit në Banjën e Gramshit. I pari që u gjet trupi ishte trupi i babit, 46-vjeçari, Arben Zogu. Ky i fundit u fut në liqen për t’u larë së bashku me dy djemtë e tij dhe nipin.
Viktimat janë identifikuar si, Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.
Rrethanat e kësaj tragjedia nuk janë ende të qarta.