Tragjedia në Potam/ U përplas për vdekje nga skafi i ish-policit, shtyhet sërish gjyqi për 7-vjeçaren, gjyshi i Jonadës: Diçka po luhet

10 months ago 18

Është shtyrë sërish gjyqi për Jonada Avdia, e cila humbi jetën një vit më parë në Potam, pasi e përplasi me skaf ish-efektivi i policisë Arjan Tase.

Gjyshi i 7-vjeçares ka deklaruar se kanë pasur shpresa te drejtësia, por pas kësaj seance, deklaron se “diçka po luhet”.

“Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë. Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi i vogëlushes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article