Trajneri i Sllovenisë i befasuar nga Shqipëria, i sheh kuqezinjtë si rrezik në Euro 2024

10 months ago 4
15:22 07/12/2023

Trajneri i Sllovenisë Matiazh Kek ka një këshillë për Kroacinë, të ketë kujdes nga Shqipëria. Me kombëtaren e tij, ai do të luftojë në Grupin C, me kundërshare si Danimarka, Serbia dhe Anglia. Por prapë, Grupi B, atë e intrigon dhe parshikon sfida me të vërtetë të forta.

Në një intervistë të dhënë për median kroate, ai tha se nuk ka kuptim që Grupi B të quhet si grupi i vdekjes, pasi në Europian është e kuptueshme që do të përballesh me përfaqësueset më të mira.

“Është e qartë se ky nuk është grupi më i lehtë për Kroacinë dhe që rivalët mund të kishin qenë më të përshtatshëm. Janë kundërshtarë që mund të të hapin probleme të mëdha! Luajnë kundër Spanjës, Italisë, ekipe që vetvetiu të motivojnë! Gjithsesi unë theksoj një gjë në veçanti; Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar! Shqipëria ishte e para e grupit në kualifikuese. Ata janë ekstremisht të vështirë! Unë bëj tifo për Kroacinë! Por po, ky grup sigurisht që sjell emocione!”

Shqipëria doli përfaqësuesja e tretë me mbrojtjen më të mire në kualifikuese, me 4 gola të pësuar nga 8 ndeshje, sa Kroacia, Anglia dhe Belgjika.

Më mirë se sa djemtë e Silvinjos, vetëm Portugalia e Franca. Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Gjermani 2024 më 15 qershor me përballjen kundër Italisë, kampiones në fuqi të Europës.

Katër ditë më pas, kuqezinjtë do të luajnë kundër Kroacisë, ndërsa sfidën e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta ketë me Spanjës më datë 24 qershor.

Sfidat e kuqezinjve në Gjermani 2024 do të transmetohen në TV Klan.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article