Trajneri i Tottenham vazhdon të ëndërroj për titullin: Edhe ne jemi në garë

9 months ago 9

Barazimi ndaj Manchester Unitedit në fundjavë në Old Traford (2:2) i ka dhënë shpresë Tottenham Hotspur për të vazhduar luftën për titullin e kampionit në Angli.

Spurs janë në pozitën e pestë me 40 pikë, pesë më pak se Liverpooli që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar dhe mbanë pozitën e parë në tabelë.

Megjithatë përkundër diferencës së pikëve, trajneri i Spurs, Ange Postecoglou ka thënë se ai vazhdon të ndjekë titullin e kampionit në Angli.

“Me definicion ne jemi në garën për titull, apo jo. Nëse unë thosha jo, do të ktheheshit dhe do të thoshit, “Hajde, Ange”.

“Po ne jemi dhe deri në pikën ku ju nuk jeni, pse e refuzonit mundësinë? Kemi kaluar një periudhë vërtet të vështirë dhe po rrimë atje.

“Ne kemi kthyer rrugën tonë me kthetra. Paraqitjet tona në pjesën më të madhe kanë qenë mjaft të qëndrueshme. Por ne duhet ta përfundojmë sezonin më të fortë se pjesa e parë”, deklaroi trajneri i skuadrës londineze.

Ndeshjen e ardhshme Spurs e zhvillojnë në shtëpi ndaj Brentfordit ku synojnë të rikthehen te fitorja në kampionat. /Telegrafi/

Read Entire Article