“Tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar”- Kryeministri Rama: Java e kaluar, më e rëndësishmja që kur kam marrë detyrën! Vendi ynë ka shumë probleme, por…

7 hours ago 19

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria tashmë nuk është në tranzicion, duke thënë se tashmë vendi ynë është ulur në tryezë duke diskutuar anëtarësimin në BE.

Rama shtoi se java e kaluar ka qenë më e rëndësishmja që kur ka marrë detyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

“Tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar. Shqipëria është në tryezë ulur duke diskutuar anëtarësimin në BE. Java e kaluar ka qenë dita më e rëndësishme që kur kam marrë atë detyrë, duke ditur se çfarë na është dashur të heqim nga shpina si ngarkesë e hijes së shkuar dhe për të provuar që jemi një forcë që mund ta garantojë të ardhmen.

Natyrisht Shqipëria ka shumë probleme, por ka dhe një garanci. Ka kapacitet sipas meje të mishëruar në pjesën e vetë më të madhe te PS për të adresuar problemet dhe e detyra ka kapacitet për t’u kuptuar, pranuar dhe adresuar problemet që duhen zgjidhur”, tha Rama.

Read Entire Article