“Trashëguam një Bathore dixhitale”, Rama flet për sulmet kibernetike: Kemi gati ligjin për sigurinë kibernetike

10 months ago 27

Qeveria ka gati pr/ligjin për sigurinë kibernetike i cili pritet t’i kalojë kuvendit në seancë pas festave të Vitit të Ri.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me mediat, ndërsa zbuloi një pjesë të asaj se cfarë parashikohet në këtë ligj.

“Për cfarë duhet të komunikoj me AKSHIn e keni bërë si një fjalë që e përdorni sa herë ndodh dicka me teknologjinë. AKSHI jo vetëm nuk ka asnjë lidhje, por asnjë infrastrukturë që hostohet , është në zonën që mbulon AKSHI nuk është prekur, sulmi mbi infrastrukturën që mbulon AKSHI është kthyer pas.

Parlamenti ka një hostim të vetin, ashtu sikundër edhe disa institucione. Qeveria ka vendosur të cojë në kuvend ligjin, për sigurinë kibernetike. Të gjitha institucionet përfshi edhe gjykatat, që janë jashtë cdo lloj orbite do futen nën një ombrellë, që është garancia kryesore për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Është një infrastrukturë që po ngrihet dhe është e gatshme të hostojë të gjitha. Trashëguam një Bathore dixhitale, tani jemi shumë më të avancuar dhe na duhet të konsolidojmë gjithë infrastrukturën, edhe sektori privat të marrë masa që janë masa që do imponohen nga ligji për sigurinë kibernetike.

Do detyrojë të gjitha kompanitë t’i nënshtrohen disa rregullave dhe të financojnë për mbrojtjen kibernetike sic bën gjithë bota. Sulmi ka qenë i egër, por është evituar dëmi i madh. Por duhet të mësohemi, të gjitha vendet sulmohen, ndodhin hatara, deri tani të mos qahemi” u shpreh Rama.

Komentet, Rama i bëri pas interesimit të gazetarëve lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku disa prej faqeve zyrtare të institucioneve ranë pre e këtyre sulmeve.

Read Entire Article