Tre në pranga/ Vrasja makabre e Liridona Murselit, arrestohet pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës

10 months ago 22

Një person i tretë është arrestuar lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. Mediat rapotojnë se bëhet fjalë për pjesëtarin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet si i përfshirë në ngjarjen kriminale.

Së bashku me të, lidhur me vrasjen e 33-vjeçares janë arrestuar autori, Granit Plava si dhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli. Ky i fundit dyshohet se është edhe porositës i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij dhe për këtë i ka ofruar autorit 30 mijë euro.

Ngjarja fillimisht u raportua si grabitje me pasojë vrasjen, por ishin kamerat e sigurisë në zonë që ndihmuan hetuesit të zbardhin ngjarjes. Bashkëshorti i viktimës dhe autori janë shfaqur në pamje filmike duke u takuar me njëri-tjetrin, ku besohet se edhe kanë inskenuar ngjarjen. Ata njiheshim më herët, pasi raportohert se janë bashkëfshatr.

Nuk dihen ende motivet që kanë shtyrë Naim Murselin që të porosiste vrasjen e bashkëshortes së tij, me të cilën kishte edhe dy fëmijë, dëshmitarë të skenës së vrasjes të së ëmës.

Read Entire Article