Një grua vdiq dje nga një shpërthim në perëndim të Stockholm ndërsa dy burra u vranë në përplasje të tjera me armë.
Tre njerëz u vranë dje në Suedi në incidente të ndryshme, në një përshkallëzim të dhunës së lidhur me rivalitetin e bandave të krimit.
Të mërkurën një burrë u vra dhe një tjetër u plagos në Jordbro, vetëm disa orë pasi një 18-vjecar u qëllua për vdekje në një zonë urbane të Stockholm.
Ndërsa natën e mbrëmshme një vajzë e re humbi jetën Uppsala, pranë Stockholm, për të cilën mediat thonin se nuk kishte lidhje me atentatin.
Vdekjet e çojnë në 11 numrin e viktimave të tilla për këtë muaj në Stokholm, njoftonte rrjeti vendas SVT, duke e kthyer në muajin më të dhunshëm që prej nisjes së statistikave në 2016.
Nuk dihet nëse tre incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën por mediat thonin se janë konflikte mes bandave kriminale, që përfaqësojnë një problem në rritje në Suedi.
Qeveria vendase e qendrës së djathtë ka tentuar të ashpërsojë ligjet kundër dhunës së bandave kryesisht të komuniteteve minoritare si turke e afgane, por deri tani aktiviteti vijon te jete qenë në rritje.
Në fillim të javës, ministri i drejtësisë Gunnar Strömmer përsëri ti se qeveria do të rrisë dënimet për zotërim armësh e eksplozivësh me legjislacionin e ri.
Top Channel