Tre viktima nga zjarri në Greqi! I zhdukur që prej së dielës, gjendet trupi i karbonizuar i bariut në Evia

1 year ago 17

Një trup i karbonizuar u gjet mbasditen e së martës në zonën e Karistos në Evia.

Sipas policisë, viktima është një bari i zonës që rezultonte i zhdukur që prej së dielës. Autoritetet thanë se viktima po shkonte drejt stanit kur u rrethua prej flakëve dhe humbi jetën.

Me gjetjen e tij arrin në tre numri i viktimave të zjarreve Greqi.

Vlen të theksohet se, më herët dy pilotë të një avioni zjarrëfikës Canadair humbën jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në të njëjtën zonë.

Top Channel

Read Entire Article