Mesazhi i kryeministrit Edi Rama në Shkup, në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike.
“Mirëmëngjes të gjithëve. Dua të them që kjo është vërtet një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona, me përfaqësuesit e BE-së dhe gjithashtu administratën amerikane, për një hap të madh që nuk duhet ta nënvlerësojmë për të qenë sa më afër BE-së. Bëhet fjalë që një rritje të re dhe integrimin. E dyta ka të bëjë me diçka që ka qenë e mundur vetëm për vendet anëtare të Bashkimit Europian. Kështu që është një ndryshim i rëndësishëm, që ne nuk duhet ta humbasim. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që ne duhet të përpiqemi të punojmë të gjithë së bashku, të gjashtë vendet e Ballkanit. Është e domosdoshme që të vendosim qytetarët të parët, dhe të lëmë pas politikën dhe historinë për të ardhmen, sepse çfarëdo që bëjmë dhe ta bëjmë në kohën e duhur, muajt e ardhshëm do të përcaktojë mënyrën se si vendet tona do të duken në fund të kësaj dekade”, tha Rama.
Top Channel