Tri gola, dy kartonë të kuq: Derbi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës i pati të gjitha

7 months ago 8

Barcelona ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Atletico Madridi në kuadër të javës së 29-të në La Liga, duke triumfuar 3-0.

Pas 38-të minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Joao Felix, që u asistua nga Robert Lewandowski.

Xavi me protestat e tepruara u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në minutën e 41-të, por që nuk u qetësua.

⏱ 43’ | Atleti 0️⃣-1️⃣ Barça

🟥 Roja para Xavi Hernández por protestar.

#AtletiBarça

— Atlético de Madrid (@Atleti) March 17, 2024

Pas vetëm një minute pasoi edhe kartoni i dytë të verdhë, për t’u përjashtua nga bankina e Barcelonës.

Kjo situatë nuk i ndaloi lojtarët katalunasë, që shënuan edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 47-të, Lewandowski realizoi për 2-0, për të shtuar një qetësie më të madhe te bashkëlojtarët.

💥💥💥 GOAL BARÇA! FERMÍN! 0-3! #AtletiBarça pic.twitter.com/Dj0kCSRHKK

— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 17, 2024

Fermin Lopez (65’) realizoi për 3-0 me një asistim të sulmuesit polak, për të vulosur fitoren e Barcelonës në 3-0.

Atletico Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Nahuel Molina (90+3′) u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së 29-të, Barcelona është në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohet me Las Palmas. /Telegrafi/

Read Entire Article