Tri gola të anuluara në fitoren minimale të Juventusit ndaj Fiorentinës

6 months ago 8

Juventusi ka triumfuar 1-0 përballë Fiorentinës në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, Zonja e Vjetër tundi rrjetën e Violas me anë të Weston McKennies, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Fatin e njëjtë e pati edhe Gleison Bremer, kur shënoi pas vetëm gjashtë minutash nga goli i amerikanit, e edhe kjo u anulua për pozicion jashtë loje.

21' | GATTIIIII!!! ⚪️⚫️

Vantaggio della Juventus su calcio d’angolo: colpo di testa di Bremer che si stampa sul palo, Federico è il più lesto sulla ribattuta!#JuveFiorentina [1-0] pic.twitter.com/BUtqVCM0eQ

— JuventusFC (@juventusfc) April 7, 2024

Por, goli i Federico Gattit në minutën e 22-të u pranuar, dhe Juventusi kaloi në epërsi.

Zonja e Vjetër kishte një gol të tretë të anuluar, kur në minutën e 32-të Dusan Vlahovic realizoi, por ishte në pozicion jashtë loje.

La zampata di Gatti 😻#JuveFiorentina [1-0] pic.twitter.com/DVPZXnjrdv

— JuventusFC (@juventusfc) April 7, 2024

Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i rasteve.

Fiorentina rrezikoi me anë të Nicolas Gonzalez në minutën e 74-të, por që Wojciech Szczesny ishte i vëmendshëm.

Pas javës së 31-të, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 62 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të kanë derbin lokal me Torinon. /Telegrafi/

Read Entire Article