Tronditëse në Greqi! “Më ka përdhunuar daja që 9 vjeçe dhe…”, shqiptari vret me çifte kunatin 33-vjeçar, vetëdorëzohet pas krimit

9 months ago 17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.
Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article