Një ngjarje e paprecendentë është bërë publike ditën e djeshme nga gazetarja e Tv Klan në Kosovë, Blerta Dalloshi Berisha, e cila po kryente detyrën e saj duke i marrë një pyetje ose mesazh kryeministrit Kurtit me rastin e festave të fundvitit, por ajo u shty me forcë nga truprojat e kryeministrit të Kosovës.
Krahas pamjeve të publikuara, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” dhe këtë ngjarje e quan një “turp”. Gazetarja shkruan se akoma i dhemb dora e djathtë teksa shton se kapja e mikrofonit nga ana e truprojës rezultoi dhe me ndaljen e filmimit.
Blerta Dalloshi Berisha thekson se është hera e dytë që e sulmojnë gjatë kryerjes së detyrës, por thotë se ngjarja e ditës së djeshme është “kulmi”.
“Ka mëse 22 vjet që punoj si gazetare. I kam pritur e percjellë të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nisur nga Bajram Rexhepi. Por mbrojtje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi. Shihet në video sjellja e tyre derisa dora e djathtë ende po më dhemb. Kapja e mikrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me i marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjitha të mirat dhe të këqijat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp. Edhe diçka, i di kompetencat e mia deri ku kam të drejtë dhe nuk i kam tejkaluar ato”, shkruan gazetarja Blerta Dalloshi Berisha në “Facebook”.
/tvklan.al
Të ngjashme