Tuchel kërkon fitore me Dortmund

11 months ago 32
23:41 03/11/2023

Trajneri Tomas Tuhel deklaroi se eliminimi tronditës i Bayern Munich në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë nga ekipi i Kategorisë së tretë Saarbryken, ishte i dhimbshëm, por skuadra është gati që të fitojë ndeshjen e së shtunës në Bundesligë ndaj Borusia Dortmund. Të mërkurën bavarezët pësuan gol në fund të takimit, ndërsa mbrojtësi i ekipit Matthijs de Ligt u dëmtua dhe do të mungojë disa javë. I pyetur se pas këtij rezultati negativ, do të largohej nga detyra, tekniku Tuhel tha se duhet parë përpara.

“Jo, asnjë dorëheqje! Nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqje. Jemi shumë të zhgënjyer, por ajo që më pëlqeu ishte se askush nuk fajësoi tjetrin sepse nuk ka arsye për këtë. Ne donim të shkonim në Berlin për të fituar Kupën. Ne duhet ta harrojmë atë. E ndiejmë dhimbjen, nuk do të ikë, por s’ka arsye për dorëheqje. Kemi ecuri të mirë në Bundesligë. Kemi ekip që mund t’i besojmë dhe shkojmë në Dortmund ta fitojmë ndeshjen”.

Bavarezët janë të pamposhtur në Bundesligë këtë sezon dhe gjenden në vend të dytë, dy pikë larg kryesuesve të Bayer Leverkusen. Dortmundi nuk ka asnjë humbje në nëntë ndeshjet e para të kampionatit dhe pozicionohet në vend të katërt me 21 pikë, dy më pak se bavarezët. Përveç De Ligt, Tuhel nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e qendrës Dayot Upamecano dhe Leon Goretzka-n, që ka një frakturë në dorë.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article