Turi dy ditor ballkanik/ Rama mbërrin në Sarajevë, pritet nga ministri i Jashtëm

1 year ago 37
Reklamë

Sot është dita e dytë e turit ballkanik për Procesin e Berlinit, ku kryeministri Rama po dje zhvilloi takimet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Sot përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se po largohet nga Kosova për të vazhduar turin e tij në Sarajevë.

Rama sot do zhvillojë takime me krerët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë në kuadër të Procesit të Berlinit që do mbahet në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ditën e djeshme ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Një takim me kryeministrin Albin Kurti mbeti pa u realizuar, edhe pse Rama u shpreh optimist se do të ketë një të tillë, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve, veprim ky përmes të cilit, siç tha ai, ia ka hequr ‘merakun’ homologut të tij.

Pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Në këtë mënyrë ai lajmëroi fundin e nismës “Open Ballkan” në të cilën aktivisht ishin anëtarë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe që u pranua nga Mali i Zi, por jo Bosnja dhe Kosova.

Top Channel

Read Entire Article