Turi i kryeministrit Rama në Ballkan, Kurti: I gatshëm të takohem vetëm në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

1 year ago 27
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të nevojshëm zhvillimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë shqiptare, gjatë zhvillimit të turit të kryeministrit Edi Rama në Ballkan.

Kurti: E di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë. Unë miqësisht i kam takuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur e vazhdon ta mbështesë procesin e Berlinit. Është për mua e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Nëse kryeministri insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive atëherë unë ngelem në qëndrimin që ia kam thënë se për takime të ne të dyve ne. Nuk lëngon raporti Kosovë Shqipëri pse nuk takohen kryeministri i Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive.

Top Channel

Read Entire Article