Turizmi i Thethit në podcastin e Ramës

7 months ago 14
16:42 24/02/2024

Kryeministri: Zgjidhim çështjen e legalizimeve

Pa lëvizur asnjë ditë nga vendlindja, madje dhe i vetmi vend që e sheh veten dhe në ëndrra, Fatmir Berisha e ka ndërtuar jetën dhe sipërmarrjen e tij në lartësitë e Thethit.

Nisi si mirësi për të ndihmuar disa të huaj të gjenin strehë për disa ditë në kullën e familjes kur ishte 16 vjeç dhe tani bujtja e turistëve vendas dhe të huaj është biznesi që i sjell shumë fitime siç pranon në rrëfimin si i ftuar në podcastin e Kryeministrit.

“Ju thashë 4 holandezëve që hajdeni në shtëpinë time, erdhën për 1 natë dhe ndenjën 4 dhe babi më tha s’do i marrim Lekë se janë miq. Tani kam një resort me 20 e ca dhoma. Kuptova që kështu të vinte leku te shtëpia pa lëvizur”.

Nuk e fsheh që dy vitet e fundit fitimet kanë qenë të konsiderueshme dhe nga pronotimet edhe ky vit premton t’i sjellë edhe më tepër të ardhura.

Nga ana e tij, Kryeministri veç investimeve për këtë zonë të mahnitshme të Alpeve premton dhe zgjidhje të situatës së legalizimeve, një problem që pengon zhvillimin në këtë zonë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article