TV Klan me kuqezinjtë në Euro 2024

11 months ago 15
15:41 18/11/2023

Kombëtarja shqiptare dhe më të mirët e kontinentit pa pagesë

Kombëtarja dhe TV Klan do të jenë bashkë edhe në finalet e Euro 2024. Emocionet e kuqezinjve që arritën edhe një herë në festën e madhe të futbollit kontinental do të përcillen sërish nga ekrani jonë pa pagesë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Qeveria e Futbollit Europian, UEFA, ka përfunduar tashmë procedurën e tenderimit për shitjen e të drejtave të transmetimit të Euro 2024 për territorin e Shqipërisë.

Nga kjo garë, TV Klan, rezultoi fitues për transmetimin tokësor pa pagesë, sëbashku me kompaninë Divident për transmetimet me pagesë.

Në bazë të kësaj kontrate, TV Klan gëzon të drejtat e transmetimit për 31 ndeshjet më të mira, të cilat do të përzgjidhen nga Televizioni Klan përgjatë të gjithë turneut Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani nga data 14 Qershor deri në finalen e 14 Korrikut.

Ashtu si të gjithë këtë sezon emocionues të kualifikueseve gjithçka që ndodh me Kombëtaren e të gjithë shqiptarëve në finalet e Kampionatit Europian do të përcillet për ta bërë këtë pjesëmarrje edhe më të bukur se ajo e vitit 2016 ku Shqipëria debutoi në një turne madhor.

Emocionet e jashtëzakonshme të përfaqësueseve më të mira të Europës si dhe Kombëtares së drejtuar nga Sylvinho do të vijnë si asnjëherë tjetër në ekranin kampion të shqiptarëve.

Tv Klan  


Të ngjashme

Read Entire Article