Twente fiton më shumë nga birrat

10 months ago 8
21:21 01/12/2023

Arkëtoi 6 milionë Euro në sezonin e kaluar

Klubet në Holandë janë të njohura për përmirësimin e bilanceve të tyre me transferimet e lojtarëve. Kështu ndodh edhe në Twente, por klubi fitoi edhe më shumë përmes kateringut në stadium gjatë zhvillimit të ndeshjeve.

Duke iu referuar raportit të publikuar të bilancit të klubit, Twente arriti një fitim total prej 5 milionë Euro në sezonin 2022/23. 

3.75 milionë Euro vijnë nga fitimet e transfertave. Deri këtu është normale. Por të ardhurat nga katering, të cilat sipas mediave kishin shpërthyer, patën një ndikim edhe më të madh. 

Klubi arkëtoi në total 10.5 milionë Euro dhe pas zbritjes së kostove të personelit, rreth 6 milionë Euro mbetën në fitim.

Një pjesë në këto fitime mund të patur edhe këta fansa që u bënë virale në 2021 sepse mbanin 48 ose 64 birra njëherësh.

Ndoshta disa fansa të tjerë e morën këtë si shembull dhe konkurruar këtë rekord. Sidoqoftë, klubi duhet të jetë shumë i kënaqur me zhvillimin financiar. Në fund të fundit, në këtë mënyrë mund të financohet paga e një ose dy yjeve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article