“Twilight” në jetën reale, e reja diagnostikohet me sëmundjen e vampirëve

6 months ago 8

Një 20-vjeçare nga Hangzhou, provinca Zhejiang në Kinë është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë që quhet sëmundja e “vampirit” ose EPP. E reja, kuptoi se ishte prekur nga EPP pasi përfundoi në dyert e spitalit me dhimbje të forta menstruale. Në ditët e para të menstruacioneve dhimbjet ishin të durueshme, por 4 ditë më vonë gjendja u përkeqësua dhe e reja shfaqi simptoma të tipit: ndjeshmëri ndaj aromave të ushqimit dhe dritës së diellit si dhe kishte një çehre të zbehtë në fytyrë. Dhimbjeve të pazakonta iu shtuan edhe disa shenja si flluska që u shfaqën në lëkurë. Pas këtyre simptomave, familja e shqetësuar arriti të bindte të renë të vizitonte Spitalin Popullor Nr. 1 të Hangzhou për hetime të mëtejshme. Papritur, departamenti i obstetrikës zbuloi se dhimbja e saj në bark nuk lidhej me mëlçinë ose traktin gastrointestinal.

Testimet nga Zhang Xiaofang, zëvendësdrejtor i reumatologjisë dhe imunologjisë zbuluan se bëhet fjalë për diagnozën: protoporfiria eritropoetike (EPP), e njohur edhe si sëmundja e vampirëve. E tronditur, pasi e reja zbuloi se çfarë po ndodhte në të vërtetë me trupin e saj, mendoi fillimisht se e gjitha ishte një shaka, sepse skena të tilla i kishte dëgjuar dhe parë vetëm në filma
Sipas ekspertëve, EPP, ose sëmundja e vampirëve, është një gjendje jashtëzakonisht e rrallë, që prek vetëm një në çdo 50,000 individë.

Sëmundja manifestohet përmes një sërë simptomash gastrointestinale dhe neurologjike si të vjella, diarre, dehidrim, dhimbje muskujsh, dhimbje barku, ankth, pagjumësi, djersitje e tepërt, halucinacione, konvulsione, konfuzion, paranojë, urina e kuqe dhe ndryshime të personalitetit. Lëkura reagon veçanërisht ndaj dritës së diellit me ënjtje, kruajtje dhe skuqje, duke çuar në termin sëmundje vampirike për shkak të nevojës për të shmangur dritën.

Read Entire Article